Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Debati i vlogerëve në Youtube, si ndikoi “zënka” me James Charles në fitimet e Tati Westbrook?

Debati i vlogerëve në Youtube, si ndikoi “zënka” me James Charles në fitimet e Tati Westbrook?
May 25
14:13 2019

Gjërat që mund të bëni këtë fundjavë: Të shikoni Netflix ose të ecni nëpër shtëpi pa veshur pantallona. Mund dhe të vazhdoni të ankoheni online për fundin e “Game of Thrones”, edhe pse ka kaluar një javë dhe realisht deri tani duhet të kishit vazhduar me jetën. Nëse nuk keni dëshirë të bëni asnjë gjë nga këto, mund të hyni në Youtube dhe të ndiqni me detaje, për disa orë, dramën që po ndodh mes vlogerëve të bukruisë James Charles dhe Tati Westbrook, që për shumë është një nga përplasjet më të rëndësishme që kanë ndodhur vitet e fundit.

E gjithë situata, për të cilën me siguri keni lexuar ose keni ndjekur videot, filloi kur James lidhi një kontratë me kompaninë e produkteve “SugarBearHair” në javën kur ishte Coachella, një kompani rivale me atë të mentores së tij, Tati Westbrook. Kjo çoi Tati-n që të fliste për James në të gjithë internetin, jo dhe aq miqësisht, gjë që inkurajoi shumë njerëz të mos e ndiqnin më atë në Youtube dhe sa hap e mbyll sytë ai humbi më shumë se 2 milionë ndjekës. Kjo gjë ndikoi sigurisht në fitimet e tij dhe në pasurinë që kishte.

Por kjo gjë ka pasur një impakt relativisht shumë të mirë në të ardhurat e Tati-t, e cila është tani diku jashtë në botë kështu:

via GIPHY

 

Pra, përpara përplasjes verbale më James, vlogerja kishte diku tek 5 milionë ndjekës. Sa ka tani? Tani ka dyfishin, po po 10 milionë. Dhe praktikisht kjo dyfishon dhe fitimet që ajo merr gna Youtube, por edhe pse nuk e dimë sa janë këto para ekzatësisht, mund të llogariten duke përdorur matemiatikën e klasës së pestë. Shumë faktorë ndikojnë në fakt në mënyrën se si mund të fitosh nga Youtube, por në fund të ditës, është e thjeshtë, sa më shumë ndjekës aq më shumë reklama. Sa më shumë reklama, aq më shumë lekë.

Duke ditur që vlogeri tjetër Ryan ToysReview ka 18 milionë ndjekës dhe bën diku tek 22 milionë dollarë, atëherë fitimet potenciale të Westbrook shkojnë tek 9 milionë dollarë, nëse gjithmonë arrin ti mbajë 10 milionë ndjekësit.

Nga Instagrami ajo fiton afër 10 mijë dollarë për postim, duke qenë se ka vetëm 3.1 milionë ndjekës.

Por kemi dhe produktet kozmetike të cilat duhet ti përmendim, më saktësisht vitaminat e flokëve “Halo Beauty”, të cilat kanë pësuar një rritje drastike në shitje,  që pas “zënkës” me James Charles dhe që e kanë rritur vlerën e saj në renditjen në Forbes.

Pra sa është i gjithë “net worth”-i i Tati Westbrook? Për momentin 6 milionë dollarë, por duke parë sa i janë rritur fitimet vetëm në javën e fundit, atëherë pritet që kjo shifër të jetë shumë më e lartë. E kuptoni mesazhin besoj? Që të rrisni fitimet duhe të ziheni me dikë dhe të merrni qendrën e vëmendjes. /Blitz.al/

Share