Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Debate With The Stars”: Spektakli zhvillohet me përplasje të forta mes jurisë dhe konkurrentëve!

“Debate With The Stars”: Spektakli zhvillohet me përplasje të forta mes jurisë dhe konkurrentëve!
March 31
11:46 2018

 

Mbrëmjen e së premtes është transmetuar në ekranin e Vizion Plus puntata e dytë e speklit “Dancing With The Stars”, e cila u konsideruar edhe si puntata ku nisi gara e vërtetë.
Edhe gjithmonë në të tilla spektakle ka pakënaqësi dhe debate të vogla, për një pikë apo për një vlerësim që nuk pranohet nga konkurrentët, mbrëmja e djeshme solli një “Dancing With The Stars” të mbushur me replika mes konkurrentëve dhe jurisë, të cilat herë herë kalonin edhe në debate të ashpra, si fluskat e ujit që dalin në sipërfaqe dhe shpërthejnë.
Fillimisht, debate lindi mes çiftit Amos & Isida Mollaymeri, i cili pati pakënaqësi ndaj vlerësimit dhe kritikave të juris, kryesisht ndaj një prej antarëve, Alfred Kaçinari.
Në të vërtetë, fërkimi mes Kaçinarit dhe Isidës nisi që javën e kaluar, ku pas një vlerësimi jo aq të mirë nga juria, balerina e njohur postoi një foto gjatë performancës, ku shihej duke kërcyer me Amosin, ndërkohë në sfond, muzikanti ishte me sy mbyllur.
“Profesori e kishte parë me vëmendje performancën” , – shkruajti Mollaymeri asokohe.
Ndërsa mbrëmë, përplasja mes të dyve arriti kulmin, ku Isida u shpreh se Alfredi është në gjumë dhe nuk ia thek fare për koreografi dhe kur Ilir Shaqiri e vlerëson, nuk ka arsye se pse kompozitori mos ta vlerësojë.
Kaçinari e kaloi fjalën e Isidës me humor, duke thënë se herën tjetër do të marrë thekëse buke, por kjo nuk e qetësoi aspak debatin, por përkundrazi, i hodhi akoma dhe më shumë benzinë zjarrit.
Një tjetër debat ishte edhe ai mes konkurrentes tjetër, Aulona Musta dhe jurisë, ku gazetarja e Thumb u shpreh se juria nuk i sheh aspak ngatërrimin e hapave që bëjnë konkurrentët tjerë.
“Juria të mos shohë gjëra të paqena tek unë. Por juria të shohë konkurrentët e tjerë kur ngatërrojnë hapat. Sepse askush nuk i sheh këto gjëra dhe nuk i thotë, nderkohe qe kapen pas vogelsirave. Çfarë? Kjo i bie që janë juri jo profesioniste?!”, – u shpreh Musta.
Nga ana tjetër, edhe fundi i spektaklit u mbyll me debate të forta, ku pas përfundimit të kërcimit të Diellza Kolgecit dhe Eraldi, kjo e fundit dhe çifti Rike Roçi dhe Besi ishin konkurrentët më me pak vota.
Si rrjedhojë, të dyja çiftet do të shkonin në dance-off, por sipas vendimit të ri të produksionit, secili çift duhet të zgjidhte një prej të dy çifteve të fundit për ta shpëtuar nga dance-off-i. Çifti i mbetur do të shkojë në dance-off javën tjetër me çiftin që do i nënshtrohet të njejtës mënyrë zgjedhjeje.
Ajo që u shpëtua nga “beteja” e fundit ishte Diellza, e cila menjëherë pas rezultatit mori mikrofonin dhe shprehu pakënaqësinë ndaj të gjithë mbrëmjës dhe kërkoi që askush të mos shkonte në dance-off, por ky i fundit të niste javën e ardhshme.
Propozimi i Diellzës u kundërshtua nga juria, e cila u shpreh se nuk është në dorën e saj për ta vendosur nëse duhet apo jo dance-off, por në dorën e produksionit.
Pas kësaj, Almeda Abazi u kujdes që ta mbyllte mbrëmjen me qetësi dhe ëmbëlsi, edhe pse atmosfera aty bëri të humbte përqëndrimin e të ngatërronte fjalët!
Duket se përpara paskemi një edicion të “Dancing With The Stars” të mbushura me kërcime dhe debate, që do të na mbajnë çdo të premte të “gozhduar” para ekranit. /Blitz.al/
Komento
Shperndaje