Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Debat me tone të larta mes Inva Mulës dhe Zana Çelës. Prishet miqësia disavjeçare?

Debat me tone të larta mes Inva Mulës dhe Zana Çelës. Prishet miqësia disavjeçare?
September 30
12:26 2017

Zana Çela dhe Inva Mula prej vitesh janë mikesha të mira të cilat kanë treguar se kur ato bëhen bashkë i sjellin publikut shqiptar projekte të suksesshme në Teatrin e Operas dhe Baletit. Megjithatë, duket se marrëdhënia e tyre është krisur pas bashkëpunimit të tyre të fundit “Peshkatarët e Perlave”, vepër e cila u vu në skenë nga TKOB për herë të parë pas 40 vitesh, gjatë fundjavës që sapo kaloi.
Sipas “Xing.al”, disa ditë para se të vihej në skenë shfaqja e fundit, dy mikeshat kanë debatuar me tone të larta me njëra-tjetrën. Të dyja kanë debatuar ashpër në zyrën e Çelës përsa i përket fondeve të cilat pretendoheshin nga ana e sopranos. Sipas saj, fondet e dhëna për operan “Peshkatarët e Perlave” ishin të pakta.

Prishja e lidhjes së fortë miqësore disavjeçare u pasqyrua në vijim edhe në konferencën për shtyp, ku secila prej tyre qëndronte larg dhe ftohtë me njëra-tjetrën. Thuhet se Zana Çela refuzoi të merrte pjesë edhe në emisionin ‘Rudina’ në ‘Tv Klan’ ku ishin të ftuara të dyja për të folur për shfaqjen. Në këtë emision pamë të shfaqej vetëm Inva Mula. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje