Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

David dhe Victoria Beckham nuk i kursejnë fjalët e dashurisë në 17-vjetorin e martesës

July 04
18:46 2016

Çifti Beckham është martuar 17 vjet më parë, në kalanë Luttrellsown në Irlandë. David dhe Victoria kanë postuar në rrjetet sociale shumë foto me dedikime të veçanta në përvjetorin e tyre. David shkruan: “17 vjet më parë në këtë ditë jemi martuar. Unë kam qenë me fat që kam takuar pikërisht atë që po kërkoja. Ne kemi 4 fëmijë të bukur që kanë nënën më të mirë dhe të kujdesshme. Gëzuar përvjetorin! Të dua!”

Ndërkohë Victoria ka postuar një tjetër foto në të cilën shkruan: “Ndihem e dashuruar dhe e bekuar. Miku im më i mirë, dashuria ime, njeriu që më frymëzon! Gëzuar përvjetorin, burri dhe babi më i mirë në botë!”.

David dhe Victoria janë një ndër çiftet më të famshëm. Së bashku me fëmijët e tyre ata kanë një familje shumë të lumtur.

Etiketimet
Vip
Shperndaje