Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

David Beckham, një baba i përkushtuar

David Beckham, një baba i përkushtuar
July 07
12:38 2016

Të shohësh një ndeshje tenisi të Wimbledon dhe të mos shohësh David Beckham në radhët e stadiumit është gati e pamundur. Ai është një tifoz i madh i tenisit dhe rrallë herë ndodh të mos jetë prezent në ndeshje të tilla. Këtë vit, ish-futbollisti nuk ka qenë i vetëm në stadium, por në shoqërinë e dy djemve të tij të vegjël Romeo dhe Cruz, të cilët nuk kanë qenë edhe aq të përkushtuar sa i ati.

David me padurim e ka parë ndeshjen mes dy djemve të tij mirëpo njëri prej tyre, Cruz, nuk dukej edhe aq i interesuar pasi më shumë është marrë me telefonin. Pavarësisht përqendrimit në ndeshje, David i ka hedhur një krah shpatullave Cruz-it e duket se në këtë moment të birit i është kthyer interesi. Megjithatë mund të thuhet se Beckham është një baba i përkushtuar, që i pëlqen të kalojë kohë me fëmijët e tij, pavarësisht se ata  ende janë të vegjël për të bërë tifo apo për të qenë fansa të zjarrtë të tenisit.

Shperndaje