Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

David Beckham me një bionde në Miami

April 26
11:50 2016

Që prej vitit 2013, David Beckham nuk është parë më në fushën e futbollit, por kjo nuk do të thotë se ai ka ndalur së punuari. Babai i 4 fëmijëve është fotografuar nga paparacë duke xhiruar një reklamë në një jaht, i cili kushton 40 milionë dollarë, në Miami, shoqëruar nga një modele bionde shumë e paraqitshme.

Nga fotot dallohet se Beckham po e shijon këtë kontratë, pasi xhirimet kanë kaluar në shoqëri të mirë dhe me të qeshura. Duke pasur parasysh që në foto David është me gotë në dorë, mund të themi se reklama që po zhvillohej ka lidhje me një markë të re Whiskey, të cilën e menaxhon një mik i ngushtë i tij.

 

Etiketimet
Shperndaje