Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ditëlindja e Dritan Hoxhës është gjithmonë festë për Top Median

Ditëlindja e Dritan Hoxhës është gjithmonë festë për Top Median
October 16
16:47 2016

Themeluesi i Top Medias, Dritan Hoxha, sot do të festonte ditën e tij të lindjes. Festa e madhe, që bëhej me gjithë stafin, vazhdon traditën edhe pas ndarjes së tij nga jeta. Tani e konsideronte familjen e tij Top Median dhe jo më kot e festonte me ta çdo vit ditëlindjen duke prezantuar kështu edhe fillimin e sezonit të ri televiziv në Top Channel.

Kjo traditë vazhdon po njësoj nga bashkëshortja e tij, presidentja e Top Medias, Vjollca Hoxha. Sot në mbrëmje i gjithë stafi do të mblidhet për të festuar e për të prezantuar sezonin e ri në Top Channel, ashtu sikurse çdo vit, njësoj si në kohën kur Tani ishte gjallë.

Ata që e njohën nga afër dhe punuan me të do t’i jenë mirënjohës gjithmonë, por edhe ata që u bënë më pas pjesë e Top Medias kanë kuptuar tashmë që Tani mungon vetëm fizikisht.

Njëri prej bashkëpunëtorëve më të hershëm, Denis Dyrnjaja, (drejtor i lajmeve në Top Albania Radio dhe prezantues i lajmeve në Top Channel), ka shprehur mirënjohjen e tij për Tanin e Topit nëpërmjet një postimi shumë të ndjerë. Ai ka treguar edhe për festën e cila vazhdon po njësoj pasi Tani është prezent gjithmonë, në çdo tingull të muzikës që do të luhet sot, sidomos në këngën e tij të preferuar ,”Nothing else matters”. Dyrnjaja e mbyll me fjalët: “Gëzuar Tani dhe faleminderit që na mblodhe përsëri!”

Gëzuar Tani edhe nga Blitz.al!

Tani i Topit

Komento
Shperndaje