Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dasmë në sfond, martohet Princi!

Dasmë në sfond, martohet Princi!
March 27
18:42 2016

Ata, fisnikë si në titujt, të dashuruar më shumë se kurrë, kanë shpallur sot se së shpejti do të kurorëzohen në martesë. Për kë jam duke folur?  Për princin dhe princeshën. Jo të përrallave kësaj here. Elia Zaharia dhe Princi Leka II do të këmbejnë unazat këtë tetor.

Lajmin e ka bërë publik vetë Elia, aktorja e cila ka qenë aktive kohët e fundit në profesionin  e saj. Mjaft të përmendim shfaqjen “Tri motrat” të Çehovit, ku ajo kishte rol protagonist. Në llogarinë e saj në rrjetin social Facebook, aktorja ka lajmëruar dasmën që do të zhvillohet më 8 tetor 2016.

“Familja Mbretërore Shqiptare ka kënaqësinë e veçantë të njoftojë mbarë Kombin Shqiptar se Naltësia e Tij, Princ Leka II, ka shpallur ditën e martesës së tij me znj. Elia Zaharia, më 8 tetor 2016, në Tiranë.

Urojmë me zemër trashëgimin e Familjes Mbretërore brez pas brezi!

Skënder Zogu
Oborri Mbretëror Shqiptar”, – ka shpërndarë ajo në Facebook. Nuk na mbetet tjetër veçse të urojmë princin dhe princeshën në këtë hap të ri të dashurisë së tyre!

Komento
Shperndaje