Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dasmë në horizont! Bukuroshja shqiptare së shpejti i jep fund beqarisë

November 28
12:05 2016

almeda2

Almeda Abazi shumë shpejt do t’i japë fund beqarisë. Përmes një postimi në Instagram, revista turke “En Magazin” ka treguar se shumë shpejt modelja e njohur dhe i dashuri i saj Tolgahan Sayışman do të martohen.

Almeda dhe Tolgahan  janë të lidhur që prej dy vitesh dhe thuhet se ditët e fundit ai i ka propozuar modeles dhe aktores për martesë, madje i ka kërkuar dorën edhe familjes së saj, sipas zakonit.

“Ka dasmë së shpejti! Tolgahan Sayışman i kërkoi dorën familjes së Almeda Abazit, me të cilën është në një lidhje prej dy vitesh”,- shkruhet në Instagram-in e “En Magazin”.

Ish-Miss Shqipëria Almeda Abazi prej kohësh jeton dhe punon në Turqi dhe është një ndër emrat më të përfolur të showbiz-t turk./Blitz.al./

en-magazin

Shperndaje