Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dasmë në Amerikë, ish-banori i ‘Big Brother Albania’ i jep fund beqarisë

Dasmë në Amerikë, ish-banori i ‘Big Brother Albania’ i jep fund beqarisë
August 23
15:26 2019

Ervin Zyfi, u bë shumë i famshëm për publikun pas pjesëmarrjes në reality shown e njohur “Big Brother Albania”. Ervini prej disa kohësh është larguar në Amerikë ku dhe  ka nisur një jetë të re me një vajzë me të cilën u fejua disa muaj më parë. Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Story” Ervini ka treguar se

“Jeta e re, status i ri! Një ndjesi që nuk e kisha provuar më parë, diçka e re, plot emocione e përgjegjësi të reja, puna për të arritur diçka, gjithashtu puna për t’u integruar. Unë nuk kam shumë që jam transferuar në SHBA, dhe mund ta them që fillimi është i vështirë të lëvizësh me lagje e jo më të lëvizësh në një kontinent tjetër si SHBA. Por faleminderit Zotit, që kam në krah një person të mrekullueshëm!” ,-ka thënë ai.

Edhe pse nuk e mohon që të celebrohej ishte një vendim i vështirë, ai thotë se ndjehet me fat.

“Bashkëjetuam, u fejuam, u martuam. Hapi i radhës është fëmija. Po e mendojmë, pasi edhe shtëpia që kemi marrë ka shumë hapësire dhe kjo ishte ajo që menduam. Të marrim këtë shtëpi se nesër bëhemi me fëmijë! Kur do që të vijë jemi të përgatitur!”

Komento
Shperndaje