Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dasmat nuk kanë të sosur! Këngëtari i njohur shqiptar vendos unazën në fund të muajit

Dasmat nuk kanë të sosur! Këngëtari i njohur shqiptar vendos unazën në fund të muajit
September 15
19:40 2017

 

Menduam se me dasmën e Marinës dhe Getoarit u kishim vënë kapakun dasmave të këtij viti, por jo sepse një tjetër emër i njohur i skenës shqiptare do të martohet këtë vit.

Bëhet fjalë për një nga këngëtarët që kënduan në dasmën e reperit dhe moderatores, Besnik Qaka ose i njohur si lideri i grupit NRG Band. Duket se atij i ka pëlqyer atmosfera e dasmës në Durrës, saqë ka vendosur të organizojë një të tillë edhe vetë.

Lajmi është bërë i ditur nga RTV.21 në Kosovë, i cili shkruan se këngëtari do të kurorëzojë dashurinë e tij me partneren Lola Begolli në një prej hoteleve të njohura në Pejë, Kosovë.

Mesa kuptojmë, Besniku i ka marrë gjërat me të shpejtë sepse në muajin gusht këngëtari u fejua, ndërkohë që më 30 shtator do të vendosë unazat.

Epo, le të bëhemi gati sepse një tjetër dasmë po na pret! /Blitz.al/

Komento
Shperndaje