Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dasma mbretërore: Homazhi i dukeshës Meghan ndaj princeshë Dianës që askush s’e vuri re!

Dasma mbretërore: Homazhi i dukeshës Meghan ndaj princeshë Dianës që askush s’e vuri re!
May 20
16:26 2018

Dasma mbretërore e ditës së djeshme mes princit Harry dhe dukeshës Meghan u kthye jo vetëm në ngjarjen e ditës, por edhe në të vitit.

Mijëra gazetarë e fotoreporterë nga i gjithë globit raportonin mbi veshjen e çiftit, të ftuarit, ceremoninë etj, ama dje të gjithëve u shpëtoi një detaj

Bëhet fjalë për homazhin që dukesha e sapomartuar Meghan bëri ndaj të ndjerës, princeshë Dianës.

Pas pritjes në pallat, kur çifti po largohej fotografët kanë shkrepur disa foto ku shfaqej dukesha e Essex-it me një unaze diamanti… të njohur.

Ajo është një prej bizhuve, që sipas TMZ-së, është lënë pas nga princeshë Diana. Në një letër të lënë pas, Diana ka shkruar se bizhuteritë ua lë djemve të saj, të cilat më pas do t’i përdorin partneret e tyre.

Siç shihet, unaza i shkon mjaft mirë dukeshës së sapomartuar. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje