Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dasma e Marinës dhe Getoarit në dhjetor, një gënjeshtër!

Dasma e Marinës dhe Getoarit në dhjetor, një gënjeshtër!
November 05
22:07 2016

Lajmi se shumë shpejt moderatorja Marina Vjollca dhe këngëtari Getoar Selimi do të kurorëzojnë në martesë dashurinë e tyre ka qenë një ndër kryesorët gjatë kësaj jave.

Sipas portaleve thuhej se çifti do të martohej në një ceremoni me 500 të ftuar në datën 16 dhjetor. Nga dy protagonistët nuk ka pasur asnjë prononcim në lidhje me këtë lajm.

Megjithatë, në puntatën e sotme në “Thumb” një burim i afërt me çiftin ekskluzivisht për gazetaret e këtij emisioni  ka përgënjeshtruar lajmin, duke thënë qartë se nuk do të ketë një dasmë. Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu kanë pohuar se bëhet fjalë thjesht për një thashethem./Blitz.al/

Komento
Shperndaje