Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dasma e Kate Hudson dhe Jennifer Meyer, dy nuse pa një dhëndër

April 25
11:10 2016

kate hudson

kate hudson
Picture 1 of 8

“Dasma” e Kate Hudson ka qenë një mrekulli që ka bërë bashkë shumë të famshëm, si Chris Martin, Derek Blasberg e Demi Moore. Nuk po e besoni ende këtë? Në fakt, ka ndodhur.
Kate Hudson u shndërrua në një “nuse të turpshme” të shtunën mbrëma, edhe pse nuk kishte një dhëndër në horizont. Thënë më qartë, në dasmën e Hudson kishte dy nuse, por asnjë dhëndër.
Festa e ditëlindjes së 37-vjeçares ka vazhduar me party-n e përvitshëm, i konsideruar si një rrëmujë e vërtetë por argëtuese – një festë e përbashkët me projektuesen e bizhuterive Jennifer Meyer dhe Derek Blasberg, mbajtur në Pasicif Palisaides në Kaliforni. Aktorja ka shpërndarë disa fotografi të festës së saj, duke e cilësuar një natë të mrekullueshme mbrëmjen e së shtunës. Hudson dhe Meyer kanë zgjedhur të festojnë ndryshe këtë vit. Duke krijuar një atmosferë dasme në festë, vajzat janë veshur në të bardha e me një vello karakteristike për ceremoni martesore. Meyer ka mbushur 39 vjet ditën e shtunë, Blasberg 34 ditën e premte, ndërsa Kate të martën ka festuar ditëlindjen e saj të 37-të. Shfletoni galerinë dhe shihni atmosferën e krijuar në “dasmën” e Kate Hudson dhe Jennifer Meyer.

 

 

Komento
Shperndaje