Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dasma e Fiorit bën bashkë drejtues të Ora News dhe Top Channel!

Dasma e Fiorit bën bashkë drejtues të Ora News dhe Top Channel!
March 11
22:38 2017

Duke qenë se Fiori Dardha ka punuar në televizione dhe media të ndryshme, ishte e pritshme që në dasmën e saj të kishte figura të njohura nga të gjitha vendet ku ajo ka punuar.

Prania e pronarit të Ora News, Ylli Ndroqi do të thotë shumë për Fiorin, duke qenë se ajo punon aktualisht në këtë televizion dhe me siguri është ndierë e vlerësuar për këtë.

Më interesantja ka qenë prania e disa personave nga emisioni “Fiks Fare”, ku Fiori ka punuar më parë. Vetë Filip Çakulli ndodhet në dasmën e saj, çka tregon se Fiori është ndarë mjaft mirë edhe nga Top Channel, pa hatërmbetje apo zënka. /Blitz.al/

Shperndaje