Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dasma e djalit të Shefqet Kastratit: Gjithçka ndodhi mbrëmë në festën luksoze në Tiranë!

Dasma e djalit të Shefqet Kastratit: Gjithçka ndodhi mbrëmë në festën luksoze në Tiranë!
September 23
10:00 2017

Vetëm disa ditë më parë në një listë të publikuar nga “Monitor” u bë me dije se biznesmen-i Shefqet Kastrati, pronar i kompanisë “Kastrati Group” ishte i dyti në listën e 10 personave më të pasur në Shqipëri. Ky lajm në fakt nuk qe i pazakontë sepse prej vitesh tashmë Shefqet Kastrati veçse përqëndron edhe më tepër ekonominë e tij në tregun shqiptar.

Mbrëmjen e djeshme, në një tendë të ngritur apostafat për këtë rast diku pranë Vorës, i ka dhënë fund beqarisë i biri i Shefqet Kastratit, Musa Kastrati i cili lidhi martesë me një vajzë simpatike nga Tirana të quajtur Adela. Musa dhe Adela kishin disa kohë që ishin të lidhur dhe duket se momenti i përshtatshëm ka qenë ky për të zyrtarizuar dashurinë e tyre. Eventi i djeshëm mori vëmendje mediatike si dhe ishte fjala kyçe në rrjete sociale dhe kjo sigurisht sepse të gjitha elementet e festës ishin tejet luksoze dhe dukej se familja Kastrati kishin shpenzuar shumë për të përsosur në çdo detaj dasmën e parë të familjes së tyre.

Fillimisht në momentin e celebrimit ishin mledhur të gjithë të ftuarit për të ndjekur ulur në karrige betimet e çiftit. Siç ndodh në të tilla raste, ka qenë vetë Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ai i cili i ka celebruar çiftin Musa dhe Adela.

Më pas të gjithë janë zhvendosur në pjesën ku mbahej festa. Një tendë e madhe me lule, drita dhe shumë elemente ‘show’ bëri që të gjithë të ftuarit të kalonin një kohë të mirë. Sigurisht në festë nuk munguan as personazhe të njohur si: Familja Hoxha (Vjollca, Lori, Vis Bajraktari, Sara, Ledion Liço), Filip Çakulli, çifti i njohur në biznes Drilona dhe Kristian Boci, Ardit Gjerbrea me bashkëshorten Anila, etj.

Ndërkohë që atmosferën në dasmë e mbajtën këngëtarët Sinan Hoxha dhe Gena e gjithashtu edhe performanca speciale në kërcim nga Enada dhe Gerd Vaso.

/Blitz.al/

 

Shperndaje