Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dasma e Chiara Ferragnit dhe fustani i saj i nusërisë na treguan se edhe ne shqiptarët e thjeshtë paskemi patur “class” gjithë këto vite

Dasma e Chiara Ferragnit dhe fustani i saj i nusërisë na treguan se edhe ne shqiptarët e thjeshtë paskemi patur “class” gjithë këto vite
September 07
16:08 2018

Nuk është bërë ende një javë nga dasma e blogeres së njohur Chiara Ferragni dhe reperit italian Fedez. Shumëkush e ka quajtur një dasmë me rëndësi njësoj si ajo mbretërore edhe pse asnjëri prej tyre nuk rrjedh nga gjaku blu. Megjithatë fuqia e publicitetit dhe kurioziteti i madh që kishte për këtë dasmë ishte thuajse i njëjtë me një ceremoni mbretërore.

Ia vlen të thuhet se “The Ferragnez” arritën të bëjnë diferencën në shumë pika, që nga planet e mëdha e organizimi e deri tek detajet më të vogla.

 

View this post on Instagram

 

Insane 💘 #TheFerragnez

A post shared by Chiara Ferragni (@chiaraferragni) on

Tre janë gjërat më fantastike të mundshme që të bënin përshtypje në këtë dasmë: festa e madhe me miq familjarë e të afërm pa prezencën e figurave të rëndësishme të politikës apo televizionit;  2 fustanet që Chiara zgjodhi për ditën më të rëndësishme të jetës së saj dhe ideja e përfshirjes së një këndi lojërash shumë pranë restorantit dhe pistës së kërcimit.

Dasma e Chiara Ferragnit dukej qartë që nuk ishte nga ato rastet ku të kap ankthi që gjithçka të shkojë mirë, ku nervozohesh pafund dhe përpiqesh që të dalësh e qeshur, jo, aspak. Gjatë gjithë kohës kemi parë një nuse që po e shijonte si dreqi dasmën e saj në çdo moment. Që nuk ia ndjente nëse flokët e saj ishin të krehura minimalisht apo që grimi mund të kishte ndonjë problem. Dasma e Chiaras  ishte vetëm, qejf, argëtim, zbavitje dhe emocion.

Ahengu me “shoqninë” dhe familjarët 

Një nga gjërat që të bënte më shumë përshtypje( dhe që e lexova edhe në një koment të një personazhi të njohur shqiptar) ishte fakti që edhe pse ajo është një personalitet me plot kuptimin e fjalës, nr 1 i modelingut në Itali dhe blogere me famë botërore (influencer 100%) në dasmën e saj zgjodhi të kishte vetëm njerëzit e saj më të dashur, asnjë politikan, pronar television apo dikush që të meritonte një karrige vetëm për hatër të personalitetit dhe pozitës shoqërore. Ndryshe nga shumë dasma VIP-ash në Shqipëri ajo zgjodhi të bënte një dasmë siç e bëjmë ne njerëzit e thjeshtë me miq, familjarë dhe “shoqnia”.

 

View this post on Instagram

 

The dinner after the wedding was in a light cave ✨

A post shared by Chiara Ferragni (@chiaraferragni) on

Fustani me dantella

Një sy i mirë e detajist jemi të sigurt që e ka vënë re veçantinë e fustanit ceremonial që Chiara veshi në altar. Në pjesën e poshtme i gjithi tyl ndërsa sipër dantellë, një bust i punuar me fill dhe grep, i gjithi me dorë duke rikthyer kështu traditën e vjetër të punëdores(asnjë VIP shqiptare nuk besojmë se do e vishte një bust të bërë me grep në ditën e dasmës) . E pikërisht teksa sheh videon e prapaskenave ku Chiara provonte këtë fustan kupton se edhe një fashion blogger me kaq influencë si Chiara apo një markë e njohur si Dior vlerëson dhe rikthen në modë dantellat që nënat tona me vite me rradhë kanë tentuar t’u mësojnë vajzave të tyre.

Nëse me të parin shkëlqeu, fustani i dytë ishte një dashuri emocionale, brenda të cilit çdo detaj personifikonte lidhjen e  çiftit Chiara-Fedez. Diçka të tillë e kanë bërë edhe personazhe të tjerë të njohur si NAgela Jolie që pikturoi vizatimet e fëmijëve, megjithatë ideja ishte em të vërtetë e bukur.

 

Le të mos flasim për dekorin, Siçilin, banketin apo gjërat e zakonshme të një dasme (ato dritat ishin thjesht  fanstastike, përrallore në fakt) por surpriza e vërtetë ishte këndi I lojërave “The Fernandez” . Çdo I ftuari bashkë me çiftin pati mundësinë të shijonte një kënd lojërash të ngritur në krah të ambjentit ku po mbahej dasma dhe ishte absolutisht një ide e gjetur, shumë fëmijënore, argëtuese dhe e veçantë.

 

View this post on Instagram

 

🎠

A post shared by Chiara Ferragni (@chiaraferragni) on

E pikërisht fakti që edhe ne shqiptarët vdesim për njëçik dantella, për të bërë dasmë të madhe me gjithë fisin deri në brezin e shtatë tregon se nuk e kemi keq, si ne bëka edhe bota, aq më tepër Chiara Ferragni dhe Fedez. Ndoshta nuk kemi kënd lojërash ama në fis është e sigurt që kemi plot batutaxhinj, e njerëz me sens humori  që aty ka mesi i dasmës improvizojnë skeçe me të cilat qeshim shumë. /Blitz.al/

 

 

Komento
Shperndaje