Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dashuria në distancë e Gigi Hadid dhe Zayn Malik

Dashuria në distancë e Gigi Hadid dhe Zayn Malik
May 16
10:43 2016

 

Distanca i bën dashuritë më të zjarrta. Gigi Hadid dhe Zayn Malik i kaluan fundjavat në vende të ndryshme, por supermodelja gjeti një mënyrë mjaft origjinale për t’i treguar të dashurit të saj se e ka në zemër kudo që shkon.

Ndërkohë që vizitonte Dave & Busters në Nju Jork, në një festë të shtunën mbrëma, Gigi la pas shfaqjet e saj të modës duke na mahnitur  me një palë xhinse dhe me një T-shirt që kishte të shkruara fjalët: “Lol, ti nuk je Zayn Malik”.

“Kjo është vajza ime”, – ka shkruar këngëtari në Twitter bashkangjitur një fotoje të së dashurës së tij.

Për sa i përket skedës së Zayn, ai ishte duke performuar në Los Angeles, në Stub Hub Center. Nëpërmjet një posti në Twitter, ish-anëtari i grupit “One Direction” i ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit që e kanë ndjekur. I pyetur nga një fans nëse në planet e tij të afërta do të jetë një turne botëror, Zayn iu përgjigj  komentit thjesht me një figurë “emoticon” të dy syve që shohin.  Mos do të thotë të jeni të vëmendshëm dhe vazhdoni të shihni? Ku i dihet, ndoshta së shpejti do të ketë edhe një tur botëror për Zayn!