Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Dashuria e Zonjës së Parë franceze, Brigitte Macron: Ju tregojmë historinë mes mësueses së letërsisë dhe nxënësit të saj 24 vite më të ri

Dashuria e Zonjës së Parë franceze, Brigitte Macron: Ju tregojmë historinë mes mësueses së letërsisë dhe nxënësit të saj 24 vite më të ri
October 31
13:04 2019

E rrëfyer, si lindi dhe përfundoi dashuria mes mësueses së lertësisë dhe nxënësit të saj 24 vite më të ri? Po ju flasim për librin më të ri të shtëpisë Botuese Pegi përkthyer nga Blerta Hyska.

Libri me një fjali
“Ai sa kish mbushur të shtatëmbëdhjetat” është një vëzhgim i hollë dhe intim për të hedhur dritë në një prej historive më të pazakonta të dashurisë, asaj mes
Brigitte dhe Emmanuel Macron.
Informacion i përgjithshëm rreth librit
Ajo ishte mësuesja e letërsisë, ai ishte nxënësi i saj. Ajo ka të shoqin, tre fëmijë adoleshentë, një jetë provinciale, në dukje borgjeze. I pëlqejnë shkrimtarët e mëdhenj dhe dëshiron të bëhet shkrimtare. I pëlqejnë minifundet dhe këmbët e saj. Djaloshi i duket i shkëlqyer dhe kërkon të martohet me të. Ajo quhet
Brizhitë dhe ai Emanuel. Brizhitë Tronjo u martua për herë të parë në Tuke. 33 vjet më vonë, për martesën e dytë, ajo ka zgjedhur të njëjtin vend si për të parën, Tukenë. Të njëjtën sallë martesash, në bashkinë që duket si kështjellë mesjetare angleze. Prindërit e Emmanuel Macron-it do t’i kërkojnë të mos takohet më me djalin e tyre. “Ata janë në një moshë me Brigitte-n dhe fakti që ai niset për në Paris, i lehtëson shumë. Për ata, kjo histori i kalon caqet e marrëzisë” shkruan autorja.

“Ai sa kish mbushur të shtatëmbëdhjetat”është një biografi dhe portret intim i Zonjës së Parë franceze Brigitte Macron. Përmes rrëfimeve dhe analizave, autorja kërkon të kuptojë se si, një grua e borgjezisë së vogël të provincës, e rritur me të motrat, pati guximin e madh për t’u përballur me familjen e saj dhe moralin popullor për të jetuar një jetë të dytë me një burrë 24 vjet më të
ri sesa ajo. Autorja përpiqet t’u japë përgjigje pyetjeve: Ishte guximi apo pavetëdija që e kishin shtyrë Brizhitën të “shkatërronte vatrën e saj” për t’iu futur një aventure çmendurisht të rrezikshme? Ishte vallë Emanueli ai që kishte bërë hapin e parë? Nëse po, si ia kishte dalë t’i mbushte mendjen? Kur kishte filluar saktësisht lidhja e tyre? Ç’mrekulli kishte ndodhur që fëmijët e
Brizhitës e kishin pranuar aq lehtë këtë njerk jo si të tjerët (kështu thotë versioni zyrtar), ndërkohë që as dyzetvjeçarët e afirmuar nuk e pranojnë që nëna e tyre të dashurojë njeri tjetër veç babait?
Në korrik 2019, libri u nderua me çmimin “Bernard-Mazières”, i cili jepet për librat me përmbajtje politike.

E cilësuar si një nga historitë më të pabesueshme të dashurisë të epokës sonë, rrëfyer nëmënyrë të parezistueshme, e gjithë rrefenja nën titullin “Ai sa kish mbushur të shtatëmbëdhjetat” gjendet në çdo librari.

/Blitz.al/

Share