Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dasara Malltezi ka një urim të veçantë për gjyshe Liri Berishën

Dasara Malltezi ka një urim të veçantë për gjyshe Liri Berishën
July 05
20:02 2016

Mbesa e ish-kryeministrit Sali Berisha, Dasara Malltezi, ka zgjedhur ta ndajë me të gjithë miqtë e saj në Facebook urimin që i ka bërë gjyshes së saj, Liri Berisha, për ditëlindjen e 68-të.

Ajo ka postuar një shkrim të gjatë në gjuhën angleze, të shoqëruar nga një fotografi me gjyshërit të shumë viteve më parë.

“Jo vetëm një kuzhiniere e shkëlqyer, por edhe një person me një shije të padiskutueshme”, – shkruan ajo ndër të tjera, teksa e lavdëron gjyshen për aftësitë e saj në kuzhinë, madje duke e vendosur mbi shefa të famshëm si Jamie Oliver e Gordon Ramsey.

Ajo gjithashtu shprehet krenare për Lirinë si drejtuese e një shoqate bamirësie apo si një person i vlerësuar për ndihmën ndaj fëmijëve autikë.

“Një grua me një zemër të madhe, që kujdeset dhe ndihmon çdo person që i kërkon ndihmë. Faleminderit që je gjyshja ime e dashur dhe një model i mirësisë njerëzore. Të dua. Gëzuar ditëlindjen Lilush!” – e mbyll Dasara shkrimin e saj prekës.