Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dasara Karaiskaj: Gratë me shami më japin një ndjesi frike…

Dasara Karaiskaj: Gratë me shami më japin një ndjesi frike…
September 16
14:59 2016

Dasara Karaiskaj, moderatorja e emisionit “da’Sara Show”, ka ngritur shqetësimin e saj rreth femrave që vjedhin në supermarkete duke përdorur shamitë.
Në një status në faqen e saj në Facebook ajo ka treguar se këto femra të japin një ndjesi frike me gjestin që bëjnë, duke shpërndarë gjithashtu edhe një artikull rreth një gruaje myslimane, e cila e shfrytëzon shaminë që mban për të fshehur produktet e vjedhura në një supermarket. Ngjarja është filmuar nga një tjetër klient dhe tregon momentin kur shitësja e supermarketit e ka zbuluar dhe i ka kërkuar të dorëzojë produktet.

“Kur fshehin ushqime kush po pyet… po kush e di çfarë tjetër mund të fshehin! Gjithmonë kur i shoh nëpër qendra tregtare apo supermarkete më japin një ndjesi… ndjesi frike”,- shkruan Dasara në Facebook./Blitz.al/

 

Shperndaje