Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Darka e famshme ka vënë përballë dy këngëtaret: Tuna dhe Nora jo si “kunata”, por si të panjohura

Darka e famshme ka vënë përballë dy këngëtaret: Tuna dhe Nora jo si “kunata”, por si të panjohura
November 13
23:39 2016

Mbrëmjen e sotme, stilisti i njohur Valdrin Sahiti ka organizuar një darkë, ku ka mbledhur shumë personazhe të njohura, në ambientet e “Altar”.

Midis këngëtareve, blogereve dhe personazheve të tjera kanë qenë edhe Tuna e Nora.

U përfol gjatë për faktin se Tuna dhe Nora tashmë janë kunata, por në festën e Valdrinit nuk e kanë treguar aspak këtë gjë sepse mes tyre nuk ka pasur afrimitet.

Burime për Blitz.al kanë treguar se Nora dhe Tuna janë ulur larg nga njëra-tjetra dhe madje gjatë darkës nuk kanë folur aspak bashkë.  Dy kunata që nuk shkëmbejnë një fjalë mund të duket paksa e çuditshme dhe kjo nuk duket aspak një marrëdhënie miqësore.

Deri tani, asnjëra nga këngëtaret nuk ka folur publikisht për sa i përket lidhjes së tyre si kunata, por duke i parë në ambiente të përbashkëta duken më shumë si të panjohura./Blitz.al/

Komento
Shperndaje