Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Danjeli dhe Fotinia qenkan tallur gjatë gjithë kohës: “Ju falënderojmë për urimet tuaja, por…”

Danjeli dhe Fotinia qenkan tallur gjatë gjithë kohës: “Ju falënderojmë për urimet tuaja, por…”
August 20
12:06 2017

Një nga lajmet më të bujshme javën që lamë pas ishte padyshim “shtatzënia” e Fotinisë.

E gjitha nisi me një foto të postuar nga çifti ku shfaqej barku i fryrë i Fotinisë dhe duart e Danjelit mbi të. Kaq mjaftoi për të hedhur dyshimet se Fotinia ishte në një pritje të ëmbël, ndërsa në komente vërshuan urimet për beben.

Dje ata postuan foton e një ekoje ku në vend të bebes shfaqej një hamburger e sot ata kanë reaguar zyrtarisht për këtë çështje.

“Me gjithë dëshirën e madhe dhe ndjenjat tona të pafundme për njëri-tjetrin ne nuk kemi kënaqësinë të kemi një Lafoda të vogël akoma”, – shkruan çifti. “Ju falënderojmë pa fund për urimet tuaja dhe do të jetë kënaqësia jonë më e madhe kur të vijë koha ta ndajmë një dhuratë të tillë nga Zoti me ju, miqtë tanë më të mirë! Ju duam!”.

Ja, e hoqëm edhe këtë merak! /Blitz.al/

Shperndaje