Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Danjel dhe Fotini mbajnë premtimin! Një dasmë e dytë siç e do zakoni

Danjel dhe Fotini mbajnë premtimin! Një dasmë e dytë siç e do zakoni
August 12
08:49 2017

Danjel dhe Fotini gjatë kohës që ishin në “Big Brother” ende pa u celebruar brenda shtëpisë kishin planifikuar të martoheshin në muajin nëntor. Megjithatë, planet e tyre u përshpejtuan, çifti i njohur u martua gjatë qëndrimit në lojë.

Fillimisht familjarët i kundërshtuan, por më vonë i mbështetën duke u kërkuar që pasi të dilnin nga “Big Brother” të bënin një dasmë ashtu siç e do zakoni.

Duket se Danjeli dhe Fotinia do ta mbajnë premtimin e tyre. Ditën e djeshme në një video “live” në Instagram, ata kanë përmendur mes të tjerave në komunikimin me fansat se në planet e tyre është të organizojnë një dasmë në muajin nëntor. Sipas “Who”, dasma e tyre do të jetë e madhe dhe e bukur dhe madje do të vendosin një datë për t’u takuar nga afër me të gjithë fansat. Aktualisht çifti është duke shijuar muajin e mjaltit, por pas tij i pret një ngjarje e madhe siç është dasma e tyre e dytë./Blitz.al/

Shperndaje