Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Daniel Craig flet hapur për rolin e James Bond: Kjo është e vërteta për filmin e radhës!

Daniel Craig flet hapur për rolin e James Bond: Kjo është e vërteta për filmin e radhës!
October 10
14:00 2016

Daniel Craig ka folur në lidhje me rolin e tij të personazhit James Bond, pasi një vit të tërë pati spekulime lidhur me të.

Duke folur lidhur me këtë çështje në festivalin  “New Yorker”, aktori tregoi: “Unë kam përjetuar momentet më të bukura të jetës duke luajtur rolin e James Bond. Të gjitha gjërat që eksploroj teksa luaj në rolin e Bond janë të një lloji krejt tjerët nga çfarë aktorët e tjerë mund të përjetojnë në filma të tjerë. Nuk ka punë më të bukur se kjo”.

Ndërkohë ky entuziazëm ishte në kontrast me çfarë është folur më parë në media të shkruara se ky i fundit nuk do të ishte më në këtë rol sepse nuk i pëlqen më.

Në fakt, Craig tregoi se kanë qenë organizatorët ata që e kanë “hequr” emrin e tij nga lista sepse dëshira e tij ka qenë gjithmonë e madhe. Më herët, Barbara Broccoli dhe Michael G Wilson, që janë edhe shefat e filmit, treguan se po shpresonin për një rikthim të aktorit, por këto Craig i ka kundërshtuar duke thënë se nuk i është ofruar as roli dhe as 150 milionë dollarë siç është pretenduar gjithandej. /Blitz.al/

Shperndaje