Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

“Dancing with the Stars” u bë kohë që mbaroi por Niko ka ende një merak me jurinë 

“Dancing with the Stars” u bë kohë që mbaroi por Niko ka ende një merak me jurinë 
June 30
23:30 2018

Niko Komani ishte një prej konkurrentëve më të komentuar të edicionit të fundit të “Dancing with the stars” për të vetmen arsye se Adela Lami, partnerja e tij balerinë në këtë kompeticion nuk linte puntatë pa vjedhur vëmendjen e të gjithëve duke bërë që juria shpesh të thoshte se Niko është shumë i “padukshëm” në koreografitë që Adela krijonte.

Epo, kur ne menduam se jehona e “DWTS” u la pas, Niko sapo ndezi një fitil. Ai ka kujtuar një nga kërcimet më të bukura që ka realizuar me Adelën dhe nuk i ka kursyer disa fjalë në një postim në Instastory: “Adel, kjo këngë ka qenë performanca që më ka emcionuar pafund. Aq shumë, sa lotoja gjatë gjithë performancës nga emocionet e forta. Në juri u tha sikur po këndoja tekstin…pastaj, i rash një mendje të lehtë dhe thash: Kush dreqin ishte profesionist përveç Ilirit në balt që kishte dhe opionion?” – ka përfunduar ai.

Hmm, ju tingëlloi edhe juve një thumb drejtuar Kaçinarit, Ema Andreas dhe Jul Dedës?

Kujtojmë se Niko dhe Adela janë bërë miq shumë të ngushtë pa seksepriencës së tyre të përbashkët në spektaklin e kërcimit dhe ende vazhdojnë të kenë komunikim mjaft të ngrohtë në rrjete sociale me njëri tjetrin. /Blitz.al/

Share