Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Dance With Me”, Valbona Selimllari për Robert Aliajn: Idiot…

“Dance With Me”, Valbona Selimllari për Robert Aliajn: Idiot…
September 27
10:16 2016

Mbrëmja e djeshme e spektaklit “Dance With Me” në Tv Klan nuk ka kaluar pa debate.

Pas performancës së Besmir Bitrakut dhe Arnita Beqirajt, moderatorja Alketa Vejsiu ka ftuar në skenë Renato Mekollin për të kënduar një këngë greke. Robert Aliaj nuk e ka pëlqyer këtë performancë të konkurrentit duke u shprehur se nuk i la shije të mirë fakti që një shqiptar këndon këngë greke pasi asnjë grek nuk do e kishte bërë. Renato i është kundërpërgjigjur se ai është krenar që ka jetuar në Greqi pasi aty ka marrë dhe titujt prej të cilëve  njihet sot nga publiku shqiptar. “Jeni aty për të votuar si kërcejmë. Na gjykoni si kërcejmë, jo si këndojmë”,- ka thënë Renato.  Debati është zhvendosur mes moderatores Alketa Vejsiu dhe pjesëtarit të jurisë, Robert Aliaj, e ka zgjatur për disa minuta. Pjesë e tij u bë edhe Valbona, pasi në një moment ndërhyri dhe iu drejtuar Robertit me fjalët “Idiot”.

“Nuk e kuptoj pse debatojmë kur këtu kemi ardhur për t’u kënaqur”,- është shprehur Valbona Selimllari. /Blitz.al/

Shperndaje