Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Dance with me 3”, Nard Ndoka dhe Greta Koçi – fituesit e puntatës së parë

September 12
22:13 2016

Mbrëmjen e së hënës në Tv Klan ka nisur edicioni i tretë i “Dance with me”. Çiftet në garë këtë vit janë Jessy Hennessy dhe Dj Vicky; Renato Mekolli dhe Laura Nezha; Arnita Beqiraj dhe Besmir Bitraku; Fjolla Morina dhe Xum Allushi; Greta Koçi dhe Nard Ndoka; Bora Zemani dhe Alban Ramosaj. Spektakli ka nisur me batuta të ndryshme mes personazheve dhe panelit të jurisë, pjesë e të cilit vazhdojnë të jenë Albi Nako, Valbona Selimllari dhe Robert Aliaj.

Mbrëmjen e kanë hapur Renato dhe Laura për t’u pasuar nga çiftet e tjera. Pavarësisht profesioneve dhe tipeve të ndryshme, kombinimet e personazheve në çift duket se kanë arritur të godasin pasi secili prej tyre ka dhënë performanca të cilat publiku i ka duartrokitur.

Në fronin e “mbretit” ku pozicionohet çifti që merr më shumë pikë nga juria janë ulur Nard Ndoka dhe Greta Koçi, të cilët kanë fituar kupën e parë të “Dance with me”. E ftuara speciale e mbrëmjes ka qenë balerina e njohur Klaudia Pepa, e cila gjatë interpretimit nuk ka nguruar t’i japë një puthje në buzë bashkëshortit të saj, Albi Nakos, i pozicionuar në juri.

Ky spektakël vallëzimi do të na shoqërojë për 12 javë në vazhdim, çdo të hënë, në ekranin e televizionit Klan, duke premtuar si gjithnjë surpriza dhe shumë humor./Blitz.al/

Shperndaje