Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dalin pamjet e para nga “Hustlers”, filmit të Jennifer Lopez dhe Cardi B

Dalin pamjet e para nga “Hustlers”, filmit të Jennifer Lopez dhe Cardi B
April 13
16:26 2019

Të presësh për “Hustlers” është njësoj sikur të presësh për “The Avengers” , nëse nuk je “nerd” normalisht. Cardi B, Jennifer Lopez, Lili Reinhart, Constance Wu, Julia Stiles dhe Keke Palmer, janë të gjitha protagoniste të këtij filmi, i cili flet për një grup striptistesh që vjedhin burrat e pasur. Plus Madeline Brewer nga ‘The Handamiad’s Tale” i është bashkuar kastit, kështu që besoj se e keni gjithë informacionin e nevojshëm.

Xhirimet për “Hustlers” po zhvillohen në New York në këtë moment, dhe yjet e këtij projekti mesa duket kanë nisur që tani të ndajnë me ndjekësit në rrjetet sociale, detaje apo copëza nga filmi. Si fillim, ka qenë Constance Wu që ka shpërndarë këtë foto:

Bashkangjitur me të ajo shkruan: “Kush e drejton botën?” Dhe unë jam dakord që Jennifer Lopez e drejton. Ndërkohë Keke Palmer ndau videon e këtij momenti në Instagram, të cilën dikush e ka ruajtur në këtë llogari:

 

View this post on Instagram

 

Lili with Jennifer, Constance and Keke on the set of ‘Hustlers’ 🌟 (April 8)

A post shared by sprousehart 🌙 (@lilincole) on

Megjithatë ende nuk kemi parë një plan të Cardi B-së, apo ta shohim duke u shoqëruar me vajzat e tjera. Dhe gjithashtu kam një pyetje tjetër. Sa vjeç është Constance Wu. Duket si 30, ndonjëherë ngjan dhe si 18, në Wikipedia del 37. Gjithsesi, nëse doni disa “spoilers” ja ku i keni:

“Hustlers’ bën fjalë për një histori të vërtetë që zhvillohet pikërisht në New York, ku një grup ish-striptistesh, bëhen bashkë për të tronditur “Wall Street”-in dhe klientët e brusave. Meqë ra fjala, tani që e mendoj, Cardi B përpara se të fillonte karrierën në muzikë, ishte striptise dhe ka thënë që vidhte burrat me të cilët shkonte, kështu që askush më mirë se ajo nuk mund të merrte pjesë në këtë film. Deri tani dihet vetëm se Madeline Brewer do të luajë rolin e Dawn, një kërcimtare ekzotike që është pjesë e bandës dhe se Julia Stiles do të luajë rolin e gazetares që i merr në pyetje. Dhe surpriza e madhe: Jennifer Lopez do të jetë në rolin e Ramonas, personazhit kryesor që i bën bashkë të gjitha vajzat për të realizuar skemën e tyre, dhe do të duket pak a shumë kështu:

Gjithashtu mësohet se skenat e striptizmit në film do të jenë të gjitha të bëra nga vetë aktoret. Derisa të kemi më shumë detjae, mund të shikoni dhe këto pamje, të gjitha të marra nga xhirimet dhe që mund të na thonë diçka më shumë për historinë:

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje