Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dalin në shesh financat e Amber Heard. Fiton 10,000$ dhe shpenzon 40,000$

Dalin në shesh financat e Amber Heard. Fiton 10,000$ dhe shpenzon 40,000$
June 01
20:01 2016

Fakte të reja dalin çdo ditë e më tepër rreth jetës private të Amber Heard, pasi ajo kërkoi divorcin nga bashkëshorti i saj, Johny Depp.

Ditët e fundit, gjykata ka nxjerrë në dritë të dhëna mbi financat e Heard, të cilat kapin shifrën e 10,000$ në muaj.

Por 10,000$ nuk janë të mjaftueshme për aktoren, pasi ajo shpenzon 10,000$ për qiranë e shtëpisë, 10,000$ të tjera për argëtim, 2,000$ për rroba, 2,000$ në ushqime dhe 300$ në lavanderi.

Përpos kësaj, ajo shpenzon edhe 2,000$ të tjera në mirëmbajtje makine dhe 10,000$ në trajtimin e kafshëve.

Pavarësisht kësaj, aktorja kërkon një “pagë” mujore nga Depp prej 50,000$, ku nuk përfshihen kostot ligjore të gjyqit, me pretekstin se ai ka ushtruar dhunë vazhdimisht ndaj saj. Akuza të cilat nuk janë vërtetuar akoma nga organet e drejtësisë amerikane.

 

Komento
Etiketimet
Shperndaje