Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dalin në dritë detaje të reja lidhur me “Becky me flokë të bukura”

Dalin në dritë detaje të reja lidhur me “Becky me flokë të bukura”
August 01
17:55 2016

Ju kujtohet Becky? Po Rachel Roy?

Menjëherë pasi Beyonce publikoi “Lemonade, “Becky with the good hair/Becky me flokë të bukura” u bë kryefjalë e bisedave në media të huaja.

Rachel Roy, “e akuzuara” si Becky, pra e dashura e Jay Z-së, postoi më vonë një foto ku shkruante: “Flokë të bukura, nuk më intereson” dhe pas kësaj iu vërsulën të gjithë fansat e këngëtares.

Policia e Los Angelos ka publikuar ditën e sotme një raport ku tregon se rrjetet sociale të Roy-t janë vjedhur nga fansat e Beyonce-s.

Sipas TMZ-së, policia është shprehur se Roy i ka lajmëruar forcat e rendit pasi llogaritë e Gmail dhe iCloud-it të saj janë “hack”-uar, kurse numri i telefonit i është ndryshuar pa dijeninë e saj.

Duke pasur parasysh se kishte përballë një grup fansash tepër të inatosur, të cilët ishin gati edhe të hynin në sendet personale të saj, Rachel doli me një deklaratë, ku mohoi të gjitha akuzat për një marrëdhënie të fshehtë me Jay Z.

Tani, duke ditur se vjedhja e email-it dhe llogarive të rrjeteve sociale është e paligjshme dhe dënohet nga gjykata në SHBA, mos vallë “The Beyhive” do të arrestohen të gjithë?

Shperndaje