Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Dalin fakte të reja, Redjan Rraja: “Kam qenë me Kejvinën kur ka ndodhur atentati”

Dalin fakte të reja, Redjan Rraja: “Kam qenë me Kejvinën kur ka ndodhur atentati”
November 08
15:06 2019

Orët e fundit në media po qarkullon lajmi se, Kejvina Kthella ka qëndruar rreth 10 orë në pyetje tek Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë, lidhur me atentatin ndaj prokurit Arjan Ndoja rreth 1 javë më parë, lexo këtu: http://blitz.al/showblitz/thuhet-se-pooor/kejvina-kthella-10-ore-ne-pyetje-ne-prokori-i-sekuestrohet-edhe-telefoni/  .

Së fundmi, lajmi më i ri që vjen nga Redjan Rraja, i akuzuari kryesor për këtë atentat, gjë e cila ka përshirë edhe Kejvinën në hetim.

Gjykata e Krimeve të Rënda la në burg Redjan Rrajën, si të dyshuar për atentatin e një javë më parë në Durrës, i cili i mori jetën Andi Malokut.

Avokati Besnik Çerekja, ka deklaruar se klienti i tij është i pafajshëm, si dhe ka apeluar edhe masën e sigurisë, shkruan “Faxweb”.

Mendohet se Rraja ka përdorur si alibi faktin që ka qenë me modelen Kejvina Kthella, në ditën kur ndodhi atentati ndaj edhe kjo e fundit u mor në hetim.

Kthella kishte kontakte të shumta me Rrajën dhe pritet që ekspertët të zbulojnë lëvizjet e tij të fundit përpara atentatit.

Rraja akuzohet gjithashtu edhe për vjedhjen e makinës në Lezhë dhe targave në Tiranë.

Si pasojë e atentatit të një jave më parë, humbi jetën shoferi i prokurorit Arjan Ndoja, ndërsa ky i fundit së bashku me Landi Muharremin mbetën të plagosur dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Blitz.al/Ronaldo Sharka

Share