Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Daily Mail për dasmën mbretërore: E para në Shqipëri, pas komunizmit!

Daily Mail për dasmën mbretërore: E para në Shqipëri, pas komunizmit!
October 08
22:38 2016

Dasma madhështore e Princ Leka II me aktoren Elia Zaharia, është komentuar nga mediat e huaja, ndër to edhe “Daily Mail”. Ajo shkruan se është zhvilluar sot në Shqipëri, dasma e dytë mbretërore dhe e para pas komunizmit.

“Një ceremoni luksoze, një dasmë me gjithë madhështinë e saj, ku ishin të pranishëm rreth 20 familje mbretërore nga e gjithë bota, përfshirë këtu dhe Princ Michael e Kentit, kushëriri i parë i Mbretëreshës Elizabeth II dhe Princeshë Léa e Belgjikës.”, shkruhet ndër të tjera në artikull.

Më tej, ajo i referohet një shkrimi për BIRN, ku kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit, Sulejman Gjana është shprehur se “fakti që mbi 20 familje mbretërore dhe më shumë se 100 aristokratë nga e gjithë bota do të marrin pjesë në këtë martesë është një tregues i miratimit që gëzon familja mbretërore shqiptare. Kjo është përgjigja më e mirë ndaj të gjithë atyre që kanë falsifikuar historinë e vendit tonë.” /Blitz.al/

da1

da4

da5

da6