Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dafina Zeqiri: Unë po jetoj ëndrrën

August 17
15:11 2016

Dafina Zeqiri ka postuar gjatë verës foto dhe video të ndryshme nga koncertet e saj.  Në turneun veror shihet qartë atmosfera që ajo krijon dhe dashuria që merr nga fansat. Një verë  plot emocion, punë dhe realizime dëshirash për Dafinën.

Vetëm pak më parë, Duffy ka postuar në Instagram një kolazh me fotot e saj gjatë koncerteve dhe shkruan: “Gjithmonë i kam thënë vetes: Në qoftë se nuk beson në veten tënde 100% askush tjetër nuk do ta bëjë dhe në qoftë se nuk kërkon nuk do të gjesh gjë. Pavarësisht uljeve dhe ngritjeve, unë nuk ndalova kurrë dhe tani jam duke jetuar ëndrrën time”.

Ëndrra e Duffy-t ka qenë muzika dhe ajo arriti ta realizonte. Pas shumë vitesh në skenë, Dafina është një nga këngëtaret më të suksesshme dhe po arrin atë kërkon./Blitz.al/

duf

Komento
Shperndaje