Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dafina Zeqiri tregon publikisht këngëtaren e saj të preferuar shqiptare

Dafina Zeqiri tregon publikisht këngëtaren e saj të preferuar shqiptare
October 05
10:51 2016

Këngëtarja Dafina Zeqiri, mesa duket, nuk ka frikë të pranojë se edhe ajo ka idhujt apo preferencat e saj për sa u përket këngëtarëve, edhe kur këta të fundit janë shqiptarë.

Më herët ajo ka postuar fotografi në Instagram me këngëtaren me origjinë shqiptare, Dua Lipa dhe që prej atyre fotove është kuptuar se marrëdhënia e të dyja vajzave është mjaft e mirë. Megjithatë, vetëm përpara disa orësh, duke kënduar një nga këngët e Dua Lipës teksa ishte në makinë, Dafina ka thënë në Snapchat: “Këngëtarja ime e preferuar shqiptare, Dua Lipa!”.

Shumë i çuditshëm vjen ky raport i ngushtë për atë pjesë të ndjekësve që e dinë mirë se si Dua Lipa, ashtu edhe Dafina Zeqiri më herët kanë qenë të lidhura me reperin Ledri Vula. Por siç thotë edhe ajo shprehja: “Mikeshat e mira qëndrojnë përpara meshkujve”. Dua Lipa dhe Dafina Zeqiri kanë arritur të mbajnë miqësinë me njëra-tjetrën duke i dhënë pak rëndësi të shkuarës. /Blitz.al/

14536821_10210397702809486_504286118_o

 

Komento
Shperndaje