Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dafina Zeqiri përdori pikërisht Ditën e Baballarëve për të bërë këtë deklaratë të fortë

Dafina Zeqiri përdori pikërisht Ditën e Baballarëve për të bërë këtë deklaratë të fortë
June 19
06:58 2017

Dje është festuar, në shumë vende të botës, Dita e Baballarëve dhe nuk kanë munguar postimet në rrjete sociale me urime nga më të ndryshme që vajzat dhe djemtë u kanë bërë baballarëve të tyre. Sigurisht, VIP-at janë munduar të nxjerrin anën e tyre emocionale duke u dedikuar disa fjalë të shtrenjtëve të tyre.

Dafina Zeqiri e ka thyer rregullin! Ajo ka vendosur një foto të mamasë së saj duke shkruar: “Gëzuar Ditën e Baballarëve për mbretin tim! Për faktin se ajo ka qenë një nënë dhe një baba i shkëlqyer njëkohësisht. Një grua e jashtëzakonshme që i ka bërë të gjitha” – ka shkruar këngëtarja duke i vendosur dhe një kurorë me emoji nënës së saj në kokë.

Një deklaratë shumë emocionuese kjo nga Duffy, e cila nuk ngurron të lavdërojë nënën e saj edhe publikisht, sidomos në të tilla raste. /Blitz.al/

Shperndaje