Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dafina Zeqiri “Njësoj” si Elvana

Dafina Zeqiri “Njësoj” si Elvana
July 24
14:17 2016

Ditën e djeshme, Dafina Zeqiri ka qenë duke pushuar në një nga plazhet në Jug të Shqipërisë e mesa duket është shoqëruar nga këngët e kolegeve të saj.

Në një video në Snapchat, Daffye ka treguar se respekton dhe pëlqen punën e artistëve të tjerë. Ajo ka kënduar këngën e njërës prej artisteve që për shumë fansa të Dafinës mund të konsiderohet si “rivalja” kryesore e saj duke iu referuar muzikës që bëjnë dhe suksesit në karrierën e tyre. Të dyja janë tejet të pëlqyera nga publiku dhe Daffye tregon në këtë mënyrë vlerësimin që ka për Elvana Gjatën. Kënga “Njësoj” e Elvanës duket se i pëlqen artistes nga Kosova dhe ka postuar videon duke e kënduar atë.

Këngëtarja jep një shembull shumë të mirë për marrëdhëniet midis kolegëve. Kur një këngë është e bukur mbetet e tillë. Kjo tregon se edhe këngëtarët kanë preferencat e tyre dhe në një mënyrë apo një tjetër shprehin simpatinë për kolegët.

 

Shperndaje