Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dafina Zeqiri i mëson shqip kunatës

Dafina Zeqiri i mëson shqip kunatës
May 04
17:19 2016

“Liria e saj” ka pak kohë që është lançuar, ndërkohë që këngëtarja është zhvendosur momentalisht në Nju Jork. Duffye na mban të përditësuar me jetën e saj nëpërmjet Snapchat-it, pjesë e videove të të cilit kohët e fundit është edhe një mikeshë e vogël e këngëtares.  Në videot e fundit të postuara në Snapchat, Duffye i mëson gjuhën shqipe një vajze të vogël dhe i tregon se si të kërcejë. Të gjithë tashmë e dinë lidhjen e saj me Rodrigues, të dashurin nga Republika Domenikane, por mesa duket ndjenja nuk është e vetmja gjë që i lidh. Burime të pakonfirmuara për Blitz.al thonë se mikesha e vogël është motra e Rodrigues, të dashurit të Dafinës, dhe siç duket këngëtarja ka një marrëdhënie të mrekullueshme me “kunatën” e saj të vogël.

“Ti ke pushtuar Snapchat-in tim”, – shkruan këngëtarja bashkangjitur videove ku vajza e vogël thotë në shqip fjalën “të dua” dhe e “trent”.

Kush ka thënë se nuk mund të kalosh mirë me familjen e partnerit? Duffye ju vërteton të kundërtën!

Shperndaje