Blitz

 Breaking News

Dafina Zeqiri flet për depresionin që ka përjetuar: Shkova tek një psikolog. Ndihmoj edhe fansat por duke ruajtur privatësinë

Dafina Zeqiri flet për depresionin që ka përjetuar: Shkova tek një psikolog. Ndihmoj edhe fansat por duke ruajtur privatësinë
June 09
07:06 2020

Dafina Zeqiri pranoi se ka luftuar me depresionin dhe ankthin dhe madje ka folur dhe me një psikologe për shëndetin e saj mendor.

E ftuar në NIN në Klan Kosova, këngëtarja tregoi se depresioni është shumë gjë normale, dhe ne duhet ta ndihmojmë njëri-tjetrin.

Si shumë të famshëm kudo në botë, edhe Dafina Zeqiri ka pasur një fazë depresive.

“Është shëndet më së pari, kur ti thua që shëndeti është i pari, shëndeti para punës, kjo është pika më e rëndësishme e shëndetit dhe për të thonë ‘mos fol’. Kur e çova në interes për të gjetur një psikologe për të folur me të, ajo u çudit. ‘Pse po më vjen në zyrë, je fytyrë publike’! Le të më shohin, kjo është njësoj sikur shkon te mjeku për dhimbje koke, lukthi apo të ka zënë koronavirusi. Je duke kaluar një depresion ose ankth dhe nuk po gjen një muhabet të përbashkët me familjen, kur nuk ndihesh i shlirë të flasësh, si viktima 14-vjecare (e abuzimit seksual), tutesh s’ke si të shprehesh, kanë për të gjykuar. Ne duhet të tregojmë që duam të ndihmojmë njëri-tjetrin. Krejt ata që e kanë kaluar depresionin është diçka shumë normale.”

Dafina u shpreh se pas kësaj ekperience me ankthin dhe depresionin ajo flet edhe me ndjekësit e saj që kanë probleme të njëjta. Këngëtarja  ka krijuar grupe me fansat me të cilët flet hapur për gjërat private në jetën e saj,  ata i flasin për jetën e tyre gjithashtu por me kushtin që gjithçka e thënë të mbetet e fshehtë.

Share