Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dafina dhe Zanfina, tashmë mike të mira

Dafina dhe Zanfina, tashmë mike të mira
October 10
10:21 2016

Dafina Zeqiri dhe Zanfina Ismajli në fillimet e karrierës së tyre janë shoqëruar shumë me njëra-tjetrën. Miqësia e tyre e fortë vazhdoi për vite me radhë, por një moment u pa se vajzat kishin një ftohje mes tyre. Mediat shkruan se shkak për këtë ndarje të vajzave ishte një mashkull, megjithatë ky lajm nuk u konfirmua nga asnjëra prej tyre.

Kohët e fundit, sidomos pas ndarjes nga jeta të mamasë së Zanfinës, vajzat kanë filluar të shoqërohen e t’i komentojnë njëra-tjetrës në rrjete sociale.

Mbrëmjen e kaluar, Dafina Zeqiri ka shpërndarë në Instagram një foto të sajën me një zemër të vizatuar dhe shoqja e saj, Zanfina, nuk ka ngurruar të komentojë.

“I meant you, mpuq”,- shkruan Zanfina.

Dafina i ka kthyer komentin mikeshës së saj duke i shkruar: “ E jemja je”.

Duket se shoqëria e tyre po shkon shumë mirë dhe dy këngëtaret kanë vendosur t’i lënë pas keqkuptimet, duke hapur një kapitull të ri në shoqërinë e tyre./Blitz.al/

foto

Shperndaje