Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dadoja e Angelina Jolie: Ajo po përdor fëmijët kundër Pitt njësoj siç ka bërë nëna e saj

Dadoja e Angelina Jolie: Ajo po përdor fëmijët kundër Pitt njësoj siç ka bërë nëna e saj
October 19
12:50 2016

Dadoja e Angelina Jolie  është shprehur se aktorja po përdor padrejtësisht fëmijët si një armë kundër Brad Pitt, njësoj siç ka bërë edhe nëna me babain e saj, Jon Voight.

Krisann Morel, dadoja e aktores së njohur, thotë se është shumë e shqetësuar për gjashtë fëmijët e çiftit. Ajo është kujdesur shumë për Jolie në fëmijërinë e saj dhe ka qenë shumë shoqe me mamanë e saj, Marcheline Bertrand, para se të vdiste nga sëmundja e kancerit. Morel është shprehur se po përsëritet e njëjta situatë si me prindërit e saj në vitin 1977, kur ndarja e tyre çoi në një ftohje dhe përçarje të familjes. Sipas saj, Angelina dhe i vëllai, Haven, janë përdorur shpesh si “armë” nga mamaja për të sulmuar Jon Voight. “Unë dua t’i them asaj që të mos i mbajë larg nga Pitt dhe të mos i përdorë si  armë për divorcin mes tyre. Mos ta demonizojë bashkëshortin e saj. Ajo po bën të njëjtat gabime si mamaja e saj. Rezultatin ajo e di shumë mirë, një fëmijëri e vetmuar dhe traumatike. Përse do t’ua bëjë këtë edhe fëmijëve të saj?”- është shprehur Morel.

Babai i Jolie u përpoq t’i vizitonte fëmijët pas ndarjes, por ish-bashkëshortja e ndalonte pasi kurrë nuk mundi ta pranonte tradhtinë. Marcheline u shkatërrua dhe ra në depresion, sipas dados, pasi ata kishin shumë pak kohë që kishin sjellë në jetë fëmijën e dytë dhe ai e kishte mashtruar./Blitz.al/

Shperndaje