Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Daddy Yankee, viktimë e grabitjes! Nga dhoma e hotelit i marrin bizhuteritë me vlerë marramendëse…

Daddy Yankee, viktimë e grabitjes! Nga dhoma e hotelit i marrin bizhuteritë me vlerë marramendëse…
August 10
13:54 2018

Stafi i këngëtarit të famshëm nga Porto Riko e konfirmon:

Yllit të “Despacito” i janë grabitur disa zinxhirë floriri, diamantë dhe bizhuteri të tjera këtë javë në Spanjë.

Ndërsa Daddy Yankee ka qenë jashtë hotelit të tij, një njeri i cili mesa duket ka pretenduar para ekipit të hotelit se është vetë këngëtari, ka arritur të futet në dhomën e kompleksit në Valencia e jo vetëm kaq, ai ka bindur punonjësit e sigurisë të hapin dhe kasafortën. Hajduti ka marrë bizhuteritë të cilat kishin një vlerë rreth 2 milionë dollarë dhe 2.500$ cash.

Policia federale ka filluar menjëherë hetimet për incidentin dhe po përpiqet të gjejë identitetin e autorit duke përdorur kamerat e sigurisë, listën e frekuentuesve të hotelit dhe gjurmët e gishtërinjve që mund të jenë lënë në vendngjarje.

Reperi i hitit “Gasolina” ndodhet në Europë për turin e tij “Dura”. Kujtojmë që para pak javësh ishte dhe në Shqipëri, e ndërkohë që duket se koncertet po i ecin shumë mirë, tani do t’i duhet të vrasë mendjen për sigurinë e tij, për të cilën duhet të marrë masa para se të bjerë viktimë e ndonjë grabitjeje tjetër. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje