Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Çuni i qokave” godet sërish! Çfarë i bashkon Ledrin, rrushin dhe MC Kreshën për ditëlindjen e këtij të fundit?

“Çuni i qokave” godet sërish! Çfarë i bashkon Ledrin, rrushin dhe MC Kreshën për ditëlindjen e këtij të fundit?
September 06
11:23 2017

Ditën e djeshme, reperi i njohur Mc Kresha ka festuar ditëlindjen e tij. Në këtë ditë speciale për të sigurisht që nuk kanë munguar as urimet e miqve dhe të afërmve në rrjetet sociale.

Njëri ndër ta ka qenë edhe Ledri, i cili i ka bërë një urim mjaft të veçantë dhe plot humor. Ledri ka publikuar në Insta Story një foto me Mc Kreshën e ajo ç’ka na habit më tepër është mënyra sesi ai “përkëdhel” reperin. Pikërisht me fjalën “rrushi mu”. Po ç’ka dashur të thotë këngëtari i “U harrum” me këtë?

Ndërkohë, kjo mund të jetë një shprehje miqësore që ata e përdorin mes tyre.

“Gëzuar ditëlindjen rrushi mu! Bëj atë që bën më së miri”, – shkruan Ledri. Gjithashtu ai e ka quajtur Mc Kreshën jo vetëm një artist të mirë, por edhe një shok të mirë.

Ju kujtojmë se ne Ledrin e pagëzuam si “çun qokash”, pasi për ditëlindjet e miqve të tij artistë ai gjithmonë ka një urim për ta në Instagram. /Blitz.al/

 

Shperndaje