Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Çunat e “Big Brother”, më romantikë se kurrë! Shihni çfarë kanë improvizuar brenda shtëpisë

May 25
10:22 2017

Musa dhe Dona kanë dy muaj që janë bërë çift në shtëpinë e “Big Brother” dhe një djali si Musa nuk i shpëton ky detaj.

I ndihmuar nga banorët, Elsamedi, Lupçe dhe Enida, Musa i shkruan Donës një mesazh me gurë me germat e para të emrave të tyre dhe “2 muaj bashkë”. E si shpërblim ka marrë përqafime dhe puthje nga Dona, që në fakt nuk është se i kanë munguar.

Përveç Musës, që i ka shkuar në mendje për t’i bërë një surprizë të dashurës së tij, edhe Lupçe e bën një gjë të tillë. Po me gurë, ai ka një mesazh për Katerinën, një kërkesë falje, edhe pse nuk e tregon në sy të banorëve të tjerë se çfarë gabimi ka bërë.

Surpriza e Lupçes është shoqëruar edhe me qirinj, duke krijuar një ambient edhe më romantik në dhomën e liderit, ku ai dhe Katerina kanë të drejtë të qëndrojnë gjatë kësaj jave.

Shperndaje