Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ç’pritet të ndodhë në “Grammy Awards 2017”?

Ç’pritet të ndodhë në “Grammy Awards 2017”?
August 26
19:34 2016

“Grammy Awards 2017” janë vetëm pak muaj larg, ndërkohë që nominimet priten të shpallen në Shtator, muaj ky kur pranohen kandidaturat e fundit.

Billboard ka kontaktuar me disa producentë të Akademisë muzikorë, të cilët kanë dhënë disa momente, me të cilat “do të përballemi” gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve.

Nga Beyonce e Adele deri në përkujtimin e Prince, Jess Besack thotë: “Nuk ka mundësi të mos kemi një përkujtim të Prince dhe nuk ka mundësi që QuestLove të mos jetë present. Unë mund të them që Beyonce do të ketë momentin e saj në ceremoni dhe Dave Grohl do të ‘shpërthejë’ në kitarë për ‘Purple Rain’ të Prince”.

Ndërkohë, Diane Warren bën të ditur se “lufta” për çmimin më të rëndësishëm të natës, “Album of the Year”, do të vërë përballë Adele, Beyonce dhe David Bowie, por Adele dhe Beyonce do të jenë barazim.

“Do të jetë interesante mënyra se si votuesit do të shohin Kanye West, Chance dhe Drake, pasi albumet hip/hop janë parë me mëdyshje gjatë viteve”, – shprehet Mike Caren.

Se cilët do të jenë të nominuarit për “Grammy Awards 2017” duhet të presim muajin tjetër për ta marrë vesh, por dimë të themi se lufta do të jetë e ashpër.

Komento
Etiketimet
Shperndaje