Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Cozman lirohet nga burgu, menjëherë shuan zërat me anë të kësaj fotoje

Cozman lirohet nga burgu, menjëherë shuan zërat me anë të kësaj fotoje
September 16
09:22 2016

Reperi Cozman, i cili vetëm dy ditë më parë u vu në qendër të portaleve dhe rrjeteve sociale lidhur me konfliktin e tij me Noizy-n, u mbajt nga policia kosovare për rreth 48 orë në paraburgim ndërkohë që kjo masë u dha në një muaj për mikun e tij, Albert Krasniqi.

Sapo është liruar nga paraburgimi, Cozman menjëherë ka bërë një postim në Snapchat. Ai ka fotografuar veten duke u treguar të gjithëve se nuk ka asnjë shenjë në fytyrë nga përleshja fizike me Noizy-n, duke shuar kështu  zërat që thanë se Cozman ndodhej në gjendje shumë të keqe nga shenjat e dhunës.

Ai ka shkruar “Miss u bruda” (më mungon vëlla), duke iu referuar kështu Albertit, i cili siç thamë më lart do të qëndrojë në paraburgim për një kohë më të gjatë. /Blitz.al/

Cozman - Snapchat

Komento
Shperndaje