Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Coldplay thyejnë rekorde në Europë dhe Amerikë

Coldplay thyejnë rekorde në Europë dhe Amerikë
October 07
19:03 2016

Na duhet të pranojmë se viti 2016 mund të quhet viti më i suksesshëm i Coldplay.

Ata performuan në Superbowl, patën një nga albumet më të mira të 2015-2016-s dhe, më e rëndësishmja, patën një nga turnetë më të ndjekur për këtë vit dhe në të gjithë historinë e muzikës.

Pasi udhëtuan në të gjithë botën duke mbledhur miliona dollarë nga këto koncerte, Coldplay kanë lajmëruar pasditen e sotme rinisjen e këtij turneu, përsëri në të gjithë botën.

Kjo është bërë e ditur në rrjetet sociale, ku grupi i famshëm ka shpërndarë një sërë videosh e fotosh ku lajmërojnë data e reja në Amerikën e Veriut, Europë e shumë vende të tjera.

Nëse tashmë po mendoni se duhet të shkoni në një nga këto koncerte, mos u lodhni! Të gjitha koncertet janë të shitura… të gjitha për 30 minuta! /Blitz.al/

Shperndaje