Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Çok güzel!” për VIP-at shqiptarë

July 05
15:38 2016

Dren Abazi

Picture 1 of 15

Me ardhjen e sezonit veror nis dhe planifikimi i destinacioneve më të përshtatshme për t’u “arratisur” e për të shijuar ditët me diell. Për pushuesit, veç bregdetit shqiptar, një zgjidhje shumë të mirë ka dhënë edhe Turqia.

Marrëdhënia e ngushtë midis Shqipërisë dhe Turqisë, kultura e përafërt në traditë dhe ushqim, si dhe mënyra e njëjtë e të pushuarit e festuarit, i bën pushuesit shqiptarë të ndihen si në shtëpi dhe janë të shumtë ata që e zgjedhin si destinacion.

Edhe disa prej personazheve publike preferojnë të pushojnë atje, pasi komoditeti, luksi, shërbimi dhe shumëllojshmëria e aktiviteteve të mbledhura bashkë gjenden pikërisht në resortet e Turqisë. Duke qenë se ato ofrojnë hapësira të përshtatshme për të gjitha moshat dhe preferencat, personazhet publike shqiptare shkojnë shpesh në shoqërinë e familjarëve apo miqve të tyre të afërt.

Së fundi, prej shpërthimeve në aeroportin e Stambollit është vendosur një pikëpyetje nëse shqiptarët do ta zgjedhin sërish Turqinë si destinacion pushimesh apo kanë ndërruar mendje. Mesa duket, trazirat në Stamboll nuk kanë ndikuar. Ndoshta sepse aeroporti i “Antalya”-s ndodhet shumë larg rajonit ku ka ndodhur të ketë trazira, Stambollit.

Disa prej tyre janë aktualisht në Turqi dhe kanë treguar, për ndjekësit në rrjetet sociale, gjithë qejfin që po përjetojnë atje. Ndërsa disa prej personazheve që kemi zgjedhur janë besnikë të përvitshëm të resorteve në Turqi.

Nëpërmjet galerisë ndiqni disa prej figurave publike shqiptare që kanë vendosur të pushojnë në Turqi; disa prej tyre janë frekuentues të rregullt.

 

Komento
Shperndaje