Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Coco Antonel, një kopje e Ingrid Gjonit kur ka qenë e vogël

Coco Antonel, një kopje e Ingrid Gjonit kur ka qenë e vogël
March 14
13:53 2019

Ingrid Gjoni e ka nisur ditën e sot duke u bërë nostalgjike për kohën kur ishte e vogël.
Këngëtarja e njohur ka postuar një foto shkëputur nga fëmijëria në profilin e saj personal në Instagram ku shkruan: “Hahahaha, unë 9 vjeç”

Ndërkohë në koment shkruan motra e saj, Inis Gjoni, e cila ka pikasur edhe ngjashmërinë e Ingridit me vajzën e saj, Coco Antonel.
“Po që më ngjan si Coco-Antonel te kjo foto”-shkruan Inisi poshtë fotos së publikuar.
Pas Inisit edhe komentues të tjerë ndajnë të njëjtin mendim që “Coco” i ngjan shumë teze Ingridit kur ka qenë e vogël.

Për të parë ngjashmërinë e madhe të këngëtares dhe mbesës së saj, shikoni disa foto të Coco Antonel:

 

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje