Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Coachella apo koncert i Beyonce: Festivali shifra rekord shitjesh, në vetëm 3 orë biletat shiten të gjitha!

Coachella apo koncert i Beyonce: Festivali shifra rekord shitjesh, në vetëm 3 orë biletat shiten të gjitha!
January 07
12:05 2018

Në janarin e vitit të kaluar fansat e këngëtares së njohur, Beyonce u gëzuan kur u shpall lista e plotë e performuesëve në festivalin e famshëm, Coachella sepse Bey do të performonte në fundjavën e fundit në dy netë të paharrueshme.

Ama, Jay Z kishte plane të tjera dhe krijuesja e “Lemonade” anulloi koncertin për shkak të shtatëzanisë dhe vendin ia lëshoi Lady Gagas.

Dhe një vit më pas, Beyonce do të ngjitet në skenë për të dhënë atë që supozohej të na jepte në 2017-ën.

Menjëherë pas publikimit të listës së performuesve, ku përfshihen Beyonce, The Weeknd, Eminem etj, biletat dolën në shitje dhe brenda 3 orëve në site-n e Coachella u shfaq etiketa: “Sold Out/ E shitur!”.

E gjitha kjo na kujton nisjen e turneut “The Formation World Tour”, ku brenda pak orëve stadiumet më të mëdha të Europës, si Wembely, San Siro, Stade De France etj dhe në Amerikën e Veriut si LG, NRG, Met Life apo East Rutherford e Marlins Park u shitën të gjitha.

Epo, deri në Prill, kur shënohet edhe 2 vjetori i Lemonade nuk na mbetet gjë tjetër vetëm të presim çfarë do të na ofrojë Queen B. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje